Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona penne me krem kërpudhash të thata

Makarona penne me krem kërpudhash të thata
August 11
17:47 2016

Përbërësit:

  • 300 g kërpudha të thata
  • 140 g makarona penne
  • pak majdanoz
  • pak vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël
  • 1 gotë lëng mishi
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 2 lugë djathë parmixhano të grirë

Përgatitja:

Lërini kërpudhat e thata në ujë për 30 minuta. Shpëlajini dhe kullojini.

Grini qepën dhe vendoseni të kaurdiset së bashku me kërpudhat me pak vaj ulliri. Kaurdisini për disa minuta dhe shtoni lëngun e mishit. Lërini të gatuhen derisa të zbuten, kriposini, shtoni piper të zi, 1 lugë parmixhano të grirë dhe grijini derisa të bëhen krem.

Kulloni makaronat, shtojini te kremi i kërpudhave së bashku me pak nga uji i zierjes së tyre, përziejini akoma disa minuta sipër zjarrit dhe shërbejini me majdanoz të grirë dhe djathë parmixhano./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/makarona-penne-me-krem-kerpudhash-te-thata/

Shperndaje