Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona “Paccheri” me presh dhe kallamarë të vegjël

Makarona “Paccheri” me presh dhe kallamarë të vegjël
July 29
14:01 2016

Përbërësit:

  • 1 dorë kallamarë të vegjël ose një kallamar i plotë
  • 10 copë makarona “Paccheri”
  • 1 presh
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Për salcën me rukola

  • 1 dorë rukola
  • 1 thelb hudhër
  • 30 ml vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.

Pastroni kallamarët dhe shkëpusni xhufkat nga trupi, lajini mirë dhe lërini mënjanë.

Prisni preshin në rripa të hollë dhe së bashku me kallamarët dhe xhufkat e tyre vendosini të kaurdisen në vajin e nxehtë. Sapo të marrin paksa faqe, shtoni pak ujë nga uji i zierjes së makaronave. Lërini të gatuhen derisa kallamarët e vegjël të zbuten mirë, nëse është e nevojshme shtoni akoma ujë. Hidhuni kripë dhe piper të zi.

Ndërkohë që kallamarët dhe makaronat të ziejnë përgatisni salcën me rukola. Vendosni në blender rukolën, me kripë, pak piper, hudhër, vajin e ullirit dhe bluajini derisa të bëhen krem. Kur makaronat të jenë zierë, kullojini, shtojini te kallamarët me pak nga uji i tyre i zierjes dhe përziejini derisa salca të lidhet.

Shërbejini me salcën e rukolës. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/fashion-food-inspiruar-nga-fendi/

Komento
Etiketimet
Shperndaje