Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona “Paccheri” me domate qershizë, kungulleshka, karkaleca dhe shafran

Makarona “Paccheri” me domate qershizë, kungulleshka, karkaleca dhe shafran
September 08
17:05 2016

Përbërësit:

  • 280 g makarona “Paccheri” ose si t’i dëshironi
  • një dorë karkaleca
  • një dorë domate qershizë
  • 2 kungulleshka
  • 1 pako shafran
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • një tufë e vogël majdanoz
  • 1 spec djegës i freskët
  • 2 lugë vaj ulliri

 

Përgatitja:

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të valuar me kripë.

Qëroni karkalecat nga koka, zhgualli dhe fija e brendshme. Grini imët hudhrën me majdanozin dhe specin djegës. Vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni karkalecat dhe kungulleshkat e prera në copa të vogla.  Lërini të kaurdisen së bashku për pak minuta. Shuajini me verë të bardhë dhe sapo vera të avullojë shtoni domatet e prera më dysh. Hidhni kripë.

Merrni pak ujë nga ai i zierjes së makaronave dhe përziejeni me shafranin. Kulloni makaronat aldente dhe shtojini te salca së bashku me ujin me shafran. Përziejini akoma për disa minuta në tigan që të lidhen dhe shërbejini me pak majdanoz sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s all

Makarona “Paccheri” me domate qershizë,kungulleshka, karkaleca dhe shafran

 

 

 

Komento
Shperndaje