Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona “Paccheri” me domate dhe karkaleca

Makarona “Paccheri” me domate dhe karkaleca
June 17
14:04 2016

Paccheri (pakeri) është fomati i makaronës që unë dashuroj. Të jep shumë mundësi t’i përgatitësh në mënyra të ndryshme, si në tigan ashtu edhe furrë.

Përbërësit

• 250 g makarona pakeri të thata
• 500 g karkaleca
• një dorë domate
• një tufë majdanoz
• 2 gota verë të bardhë
• 3-4 thelpinj hudhra
• një dorë kaperi
• pak vaj ulliri
• 1 spec djegës

Përgatitja:

Pastroni karkalecat nga koka, gëzhualli dhe fija e zezë. Lërini disa të plotë për dekor ndërsa me ato që hoqët bëni një lëng.
Grini imët hudhrat dhe majdanozin dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri së bashku me specin djegës; shtoni edhe karkaleca, kaperin e grirë dhe domatet e prera në mes. Kriposini. Kaurdisini së bashku dhe shuajini me verë të bardhë. Kulloni makaronat akoma aldente, shtojini edhe këto te tigani i karkalecave së bashku me lëngun që ruajtëm mënjanë. Përziejini mirë për 1 minutë dhe shërbejini me majdanoz të grirë sipër. Unë i shoqëroj dhe me disa feta buke të thekur për të ngjyer atë salcën e mirë që është formuar në fund të tiganit.

Burimi: Adda’s All

Makarona “Paccheri” me domate dhe karkaleca

 

Etiketimet
Shperndaje