Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona “Paccheri” furre me salmon dhe domate të vogla

Makarona “Paccheri” furre me salmon dhe domate të vogla
November 06
17:31 2016

Përbërësit:

  • 300  g makarona formati Paçheri
  • 400 g salmon
  • 3 lugë vaj ulliri
  • një dorë domate të vogla
  • 4 thelpinj hudhra
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 4 lugë pesto të bërë vetë
  • 10 lugë beshamel të bërë vetë
  • 1 lugë parmixhano të grirë

Përgatitja:

Përgatitni peston dhe beshamelën dhe lërini mënjanë.

Vendosni makaronat të ziejnë. Ndërkohë përgatisni salcën duke prerë salmonin në copa të vogla. Vendosni vajin të nxehet,  shtoni hudhrat e grira imët, salmonin dhe kaurdisini së bashku. Shtoni domatet e prera përgjysmë, kaurdisini paksa, kriposini, shtoni piper të zi. Sapo salca të jetë gati kulloni makaronat akoma aldente dhe bashkojini me salcën. Përziejini duke u munduar  t’i mbushni paksa nga brenda , shtoni 1 lugë pesto, 3 lugë beshamel dhe përziejini përsëri.

Fundin e një tave lyejeni me beshamel, shtoni në të makaronat dhe niveloni  sipërfaqen. Shtroni sipër beshamelën dhe spërkateni sipërfaqen  me pesto dhe në fund me djathin e grirë.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të theket, për rreth 25 minuta. Lëreni të ftohet pak para se ta prisni dhe ta shërbeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje