Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona “orecchiette” me mozzarella dhe domate të freskëta

Makarona “orecchiette” me mozzarella dhe domate të freskëta
March 18
09:00 2016

Erdhi më në fund pranvera e kush më mirë se kjo pjatë e përfaqëson me ngjyra dhe freskinë e saj. Bëhen për dy minuta dhe janë shumë të përshtatshme edhe për fëmijet tuaj.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

280 gr. makarona

250 gr. domate  qershizë

2 topa mozzarrella, këto të miat ishin një kuti  me mozzarella të vogla

2-3 thelpinjë hudhër

3 lugë vaj ulliri eksta i virgjër

një tufë e vogël borzilok

kripë dhe piper i zi

 

Pergatitja

 

 

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.

Lani domatet dhe ndaini në dysh. Grini imët hudhrat  dhe vendosni të aromantizohen vajin sëbashku me disagjethe borzilok. Sapo vaji të aromantizohet shtoni domatet dhe kavërdisni sëbashku për disa minuta. Kriposini, kulloni makaronat dhe shtoini në tiganë, shtoni pak piper të zi dhe përzjiejini  mirë. Jashtë zjarrit shtonimozarellan e prerë në copa të vogla dhe gjethe borziloku. Jepini një tjetër të përziere dhe shërbejini.

 

Përzgjedhur nga: addasall.com

Shperndaje