Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona “orecchiette” me mozzarella dhe domate të freskëta

Makarona “orecchiette” me mozzarella dhe domate të freskëta
May 18
19:41 2016

Makarona të shijshme që mund t’i gatuani vetëm për pak minuta. Një pjatë e thjeshtë dhe e mirë.

Përbërësit:

  • 280 g makarona
  • 250 g domate qershizë
  • 2 topa mozzarella, këto të miat ishin një kuti  me mozzarella të vogla
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • një tufë e vogël borzilok
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë. Lani domatet dhe ndajini më dysh. Grini imët hudhrat  dhe vendosini të aromatizohen në vaj së bashku me disa gjethe borzilok. Sapo vaji të aromatizohet shtoni domatet dhe kaurdisini së bashku për disa minuta. Kriposini, kulloni makaronat dhe shtojini në tigan, shtoni pak piper të zi dhe përziejini  mirë. Jashtë zjarrit shtoni mozzarella-n e prerë në copa të vogla dhe gjethe borziloku. Përziejini dhe shërbejini.

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje