Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona me karkaleca dhe asparag

Makarona me karkaleca dhe asparag
June 14
22:28 2018

Përbërësit 

400 gr. asparag nga ku do të merrni vetëm pjesën lart të tyre, majën dmth,

280 gr. makarona formatin që dëshironi

2 thelpinjë hudhër

400 gr. karkaleca

2-3 lugë vaj ulliri

Një tuf e vogël majdanoz

2 speca djegës të freskët

Kripë

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë dhe ndërkohë përgatisni salcën.

Nxehni fortë një tiganë dhe shtoni në të vajin, hudhërat, specat dhe majdanozin e grirë. Lini që vaji të aromantizohet dhe shtoni të to asparagët. Kavërdisni paksa dhe shtoni karkaleca e pastruar. Vazhdoni gatimin për disa minuta të tjera, kriposini dhe kur makaronat të jenë zier aldente kullojini dhe shtojini te tigani sëbashku me pak ujë nga i zierjes së tyre. Përzijini herë pas here që të lidhen dhe shërbejini me majdanoze të grirë sipër.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje