Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona me brokoli, fasule dhe karkaleca

Makarona me brokoli, fasule dhe karkaleca
December 24
18:30 2017

Ёshtё vёrtetuar tashmё qё ushqimet “Fusion” janё mё tё mirat. E kush tha qё karkalcat nuk shkojnё me prodhimet e tokёs. Per mua janё shija perfekte, makrona me brokoli, fasule dhe karkaleca.

Qёroni karkalecat dhe pastroini nga fija e brёndёshme, lёrini mёnjanё.

Qёroni hudhrat dhe  grijini imёt sё bashku me majdnozin, vendosini tё  kaurdisen me vajin e ullirit dhe specin djegёs. Shtoni fasulet e ziera dhe karkalecat.  Kriposini, piperosini.  Sapo tё marrin faqe shuajini me verё tё bardhё

Ndёrkohё vendosni dhe makaronat tё ziejnё nё ujё me kripё sё bashku me brokolin.

Sapo vera tё avullojё kulloni makaronat akoma aldente dhe shtojini te tigani ku po gatuani salcёn sё bashku me njё garuzhde nga uji i zierjes. Pёrzihini disa minuta nё tigani qё pёrbёrёsit tё lidhen dhe nё fund tё tij tё jetё formuar njё salcё e hollё.

Shёrbejini akoma tё ngrohta me majdanoz tё grirё imёt sipёr dhe pak vaj pikant. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje