Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona linguine me gaforre

Makarona linguine me gaforre
August 04
16:41 2017

Përbërësit: 

2 gaforre rreth 400 g secila

300 g makarona linguine

1 gotë verë të bardhë ose 1 gotë të vogël konjak

2-3 thelpinj hudhra

1 spec djegës i freskët

një tufë e vogël majdanoz

pak kripë

3-4 lugë vaj ulliri

4-5 lugë salcë domatesh lëng

Në një enë të madhe me ujë që valon shtoni kripë dhe gaforret e gjalla. Lërini të ziejnë për rreth 10-15 minuta. Hiqini dhe lërini të ftohen. Ndajini në mes, hiquni masën xhelatinoze të verdhë që kanë në kokë pasi është si e hidhur dhe pastroni komplet trupin e saj dhe këmbët. Ju vjen në ndihmë rrahësja e mishit për të thyer guaskën e fortë. Pjesët që s’i arrini dot t’i hiqni mund t’i shtoni edhe të plota në një hap tjetër të recetës.

Tani grini imët hudhrat dhe vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit dhe specin e freskët. Sapo vaji të jetë aromatizuar shtoni tulin e gaforres dhe pjesët e tjera që nuk keni arritur dot t’i pastroni dhe i kaurdisini së bashku. Shuajini me verë të bardhë ose konjak. Pastaj shtoni edhe salcën e domates, lëreni të gatuhet, shtoni më pas pak ujë dhe lëreni që salca të bëhet e shijshme dhe të trashet. Hidhni pak kripë.

Zieni makaronat aldente dhe shtojini te tigani me pak ujë nga zierja e tyre. Trazojini mirë në tigan  derisa makaronat të lidhen.

Shërbejini me majdanoz të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje