Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona furre me pesto kungulleshkash, domate dhe karkaleca

Makarona furre me pesto kungulleshkash, domate dhe karkaleca
July 06
20:02 2016

Përbërësit:

  • 280 g makarona “penne”
  • një dorë domate të vogla
  • 400 g karkaleca
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 1 thelb hudhër
  • pak majdanoz
  • kripë
  • 1 spec djegës i thatë
  • pesto kungulleshkash
  • 50 g djathë parmixhano i grirë

Përgatitja:

Pastroni karkalecat dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj,  hudhër të grirë, specin djegës dhe  pak majdanoz të grirë. Shtoni edhe domatet e prera në dysh, kaurdisini së bashku dhe shuajeni me verë të bardhë. Shtoni kripë.

Ndërkohë përgatisni peston e kungulleshkave.

Kulloni makaronat akoma  aldente  dhe shtojini te karkalecat së bashku me peston e kungulleshkave. Përziejeni mirë që përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin.  Mbulojeni sipërfaqen e tyre me djathë të grirë dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 220° për 20 minuta ose kur sipërfaqja të thekëriset mirë. Unë e kisha enën të përshtatshme edhe për furrë, kështu që e vazhdova gatimin aty, por ju mund t’i kaloni në një tavë. Shërbejini.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/makarona-furre-me-pesto-kungulleshkash-domate-dhe-karkaleca/

Komento
Etiketimet
Shperndaje