Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona furre me lulelakër lejla

Makarona furre me lulelakër lejla
September 25
14:56 2016

Përbërësit:

  • 1 kokë lulelakër
  • 300 g makarona të shkurtra
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 100 g djathë i grirë pekorino ose parmixhano
  • pak majdanoz
  • kripë dhe piper i zi
  • 100 ml qumësht
  • 2-3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Priteni lulelakrën në çdo degë të saj në pjesë të vogla. Vendoseni të ziejë në ujë me kripë për 15 minuta, kullojeni dhe ruajeni mënjanë.

Grini imët hudhrat dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni lulelakrën dhe kaurdisini bashkë në mënyrë që lulelakra të aromatizohet me hudhrat.  Shtoni kripë, majdanoz dhe piper të zi. Vazhdoni kaurdisini derisa lulelakra të ketë marrë paksa faqe. Gjysmën  e kësaj mase transferojeni në blender dhe gjysmën tjetër ruajeni mënjanë për një hap tjetër të recetës.

Tani në blender shtoni edhe qumështin, gjysmën e djathit të grirë dhe bluajeni derisa të përfitoni një krem.

Zieni makaronat në ujë të valuar me kripë dhe kullojini aldente.

Tani përzieni në një enë të madhe, makaronat me kremin dhe me pjesën tjetër të lulelakrës. Shtrojini në një tavë dhe sipër spërkatini me djathin e mbetur.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 25 minuta ose kur sipërfaqja e tyre të jetë thekur mirë./Blitz/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje