Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona flutura me krem bizelesh dhe karkaleca

Makarona flutura me krem bizelesh dhe karkaleca
October 27
19:01 2016

Përbërësit:

  • 10-15 karkaleca
  • 300 gr bizele të freskëta
  • 150 gr makarona flutura
  • pak kripë dhe piper të zi
  • disa gjethe borzilok
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni karkalecat dhe me mbetjen e tyre bëni një lëng. Filtrojeni dhe ruajeni mënjanë.

Grini imët hudhrat dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri së bashku me karkalecat. Kaurdisini për 5 minuta, hiqini dhe ruajini mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosni të kaurdisen bizelet, shtoni kripë dhe piper të zi. Pastaj shtoni lëngun e karkalecave dhe lërini të ziejnë paksa. Shtoni gjethet e borzilokut dhe grijini bizelet derisa të bëhen krem.  Kulloni makaronat akoma aldente dhe shtojini te kremi i bizeleve së bashku me dy garuzhde nga uji i zierjes së tyre, shtoni edhe karkalecat dhe përziejini derisa përbërësit të lidhen.

Shërbejini të ngrohta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje