Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mafishe ose meringa

Mafishe ose meringa
November 23
16:24 2016

Të njohura fillimisht në Francë rreth viteve ‘700, pasi u krijuan nga një pastiçier zviceran me origjinë nga Meiringen, vend nga i cili marrin edhe emrin.

Përbërësit:

  • 4 të bardha vezësh në temperaturë ambienti
  • 100 g sheqer pluhur
  • pak kripë
  • disa pika lëng limoni

Përgatitja

Të bardhat e vezëve rrihini me rrahësin elektrik me pak kripë dhe me gjysmën e sheqerit pluhur. Rrihini derisa të mos bien nga ena dhe më pas me një lugë druri shtoni pak nga pak pjesën tjetër të sheqerit pluhur duke e përzierë nga poshtë-lart. Shtoni edhe disa pika lëng limoni, i cili do të shërbejë për ta bërë sipërfaqen e tyre gjatë pjekjes edhe më të ndritshme dhe do të mbulojë erën e fortë të vezës.

Transferoni masën në një qese pastiçerie dhe bëni forma të ndryshme mbi një tavë të veshur me letër furre. Futini në furrën e nxehur më parë në 80°C  dhe lërini të thahen rreth 2 orë me derën e furrës paksa të hapur. Nëse shikoni që furra i rrëmben shpejt, hapeni derën e saj plotësisht./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje