Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lulelakër furre me limon dhe tumeric

Lulelakër furre me limon dhe tumeric
October 12
16:59 2016

Shije fantastike për këtë perime që zakonisht shumica nuk e pëlqejnë.

Përbërësit:

1 lulelakër

1 lugë e vogël tumeric

kripë dhe piper i zi

2 lugë vaj ulliri

lëngu i 1 limoni

Përgatitja:

Prisni lulelakrën në feta.

Bëni një marinaturë me lëngun e limonit, tumericën, kripën, piperin, përziejeni mirë. Te kjo marinaturë kaloni një nga një fetat e lulelakrës dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë.

Piqini në 160°C për 30 minuta ose derisa të jenë të buta dhe të thekura mirë sipër.

Shërbejini si kontorno ose pjatë vegjetariane e shoqëruar me pak oriz basmati./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje