Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lule kungulleshkash të mbushura me karkaleca

Lule kungulleshkash të mbushura me karkaleca
September 01
17:11 2016

Përbërësit:

  • 20 lule kungulleshkash
  • 20 karkaleca
  • kripë dhe piper i zi

Për salcën:

  • 400 g  domate qershizë
  • 3 thelpinj hudhra
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • 1 spec djegës
  • kripë
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni salcën duke vendosur të kaurdisen domatet e prera me vajin, specin djegës, hudhrat dhe majdanozin e grirë. Hidhuni kripë dhe kur të jenë kaurdisur mirë hiqni specin djegës dhe  grijini me grirësin në zhytje. Lëreni salcën akoma në zjarr të ulët derisa të humbë aciditetin dhe shijen e gjallë të domateve.

Ndërkohë, pastroni lulet e kungullit nga pistili. Pastroni karkalecat nga koka, gëzhualli dhe fija e zezë. Hidhuni kripë dhe shtoni piper të zi. Mbushni çdo lule me një karkalec dhe rreshtojini në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtoni salcën  dhe vendosini në furrën në 200° për 25-30 minuta. Shërbejini si pjatë të dytë me ndonjë fetë buke të thekur me pak rigon dhe vaj ulliri./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/lule-kungulli-te-mbushura-me-karkaleca/

Komento
Shperndaje