Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lule kungulleshkash të mbushura me bukë të thatë, bacon dhe domate

Lule kungulleshkash të mbushura me bukë të thatë, bacon dhe domate
May 29
18:36 2017

Përbërësit për 10 lule kungulleshkash

  • disa flet proshutë bacon
  • një dorë domate të vogla
  • 4 -5 feta buke të ndenjur
  • 4 thelpinj hudhrash
  • një tufë e vogël kopër
  • 2 lugë ullinj vaji pa bërthamë
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Pastroni lulet e kungulleshkave nga pistili i brendshëm dhe fshijini  ato me delikatesë me një beze të njomë.

Në një tigan me fund që nuk ngjit thekeni mirë bacon-in sa të bëhet krokant, hiqeni dhe te po i njëjti tigan thekni pak bukën e tharë. Vendosni të gjithë përbërësit në një blender ku do t’i bluani në maksimumin e shpejtësisë sa të bëhet një masë e grirë mirë. Me këtë masë mbushni një nga një  lulet e kungullit dhe përdridhni majën e tyre që gjatë pjekjes mos të dalë mbushja jashtë. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë, shtoni dhe disa kokrra domate ekstra, spërkatini me kripë, piper dhe vaj dhe piqini në 180°C  për 25 minuta.

Shërbejini si antipastë ose si kontorno e një fileto mishi./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

IMG_5152

 

 

Shperndaje