Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Levrek mesdhetar

Levrek mesdhetar
May 28
16:57 2016

Kjo pjatë lindi për mos të përsëritur rutinën e levrekut në furrë me patate. Për t’i dhënë  akoma më shumë shije duke i shtuar erëza dhe aroma mesdhetare.

Përbërësit:

  • 1 levrek rreth 1 kg
  • 300 g patate
  • një dorë ullinj
  • një dorë domate të thata
  • një tufë e vogël trumëz
  • pak rigon
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Qëroni patatet, pritini në feta mesatare dhe vendosini në një enë, ku do t’i marinoni me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe gjethe trumëze. Shtrojini  në një tavë me letër furre poshtë. Sipër vendosni levrekun e prerë në feta, kriposeni dhe shtoni pak vaj sipër peshkut. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 25-30 minuta.

Ndërkohë, bashkoni ullinjtë me domatet e prera, hudhrat e prera, rigon, gjethe trumze dhe 2 lugë vaj ulliri. Përziejini dhe kur peshku të jetë gati shtojani sipër. Sipas dëshirës mund ta lini edhe nja 2 minuta në furrë në mënyrë që ullinjtë të lëshojnë shijen e tyre ose ta shërbeni direkt.

Burimi: Adda’s All

 

Etiketimet
Shperndaje