Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Levrek me patate të veshura me pançetë

Levrek me patate të veshura me pançetë
March 12
14:00 2017

Përbërësit:

  • 1 levrek rreth 400 g
  • 3-4 patate
  • 200 g pançetë ose bejkon i prerë në feta të holla
  • 2 lugë vaj ulliri
  • thelpinj hudhre
  • disa degë rozmarine
  • një dorë domate të vogla
  • 1 limon
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe thajani ujin e tepërt me një letër kuzhine. Shtojini kripë, piper dhe mbushjani barkun me disa thelpinj hudhër dhe degë rozmarine.

Prisni patatet dhe jepuni një valë për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen.

Pasi të jenë ftohur mjaftueshëm, vishni çdo patate me një fletë pançetë ose bejkon.

Vendosni peshkun në një tavë, shtoni patatet, domatet, disa thelpinj hudhër me gjithë lëkurë, feta limoni, kripë, piper, vaj ulliri dhe piqeni në 200°C për 25-30 minuta ose sa të shikoni që është gati./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje