Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati

Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati
February 11
23:52 2018

Përbërsit:

Gjysëm Lakër e bardhë

2-3 lugë Vaj suzami

2 Qep të njoma

1 Hudhër e njomë

2 Spec djegës

1 lugë Fara suzami të zi

1 filxhanë kafe Salcë soja

1 filxhanë kafe Uthull orizi

pakëz Kripë

1 rrënjë e vogël Xhenxhefil

PJESA SHOQËRUESE

Oriz Basmati

 

Përgatitja:

Fillimishtë përgatisni orizin duke ndjekur recetën këtu

Prisni hollë lakrën, qepën dhe hudhrën e njomë. ( ruani disa bishta qepe ose hudhre për dekorin sipër)

Vendosni vajin e suzamit të aromantizohet në një ëok me hudhrën,  xhexhefilin e grirë me rende dhe specin djegës.

Sapo vaji të aromantizohet shtoni lakrën dhe qepën e prer hollë, kriposeni,  kështu lakra do fillojë të nxjerr jashtë ujin e saj të vegjetimit. Kaurdiseni vazhdimishtë derisa lakra të karamelizohet mirë.

Nëse nuk e doni shumë të fortë lakrën mund ti shtoni 1 fixhanë kafe ujë (por kini parasysh që perimet në gatimet aziatike nuk duhet të jenë të squlluara por krokante)

Sapo lakra të jetë kaurdisur mirë shuani me sojën e përzier me uthullën e orizit.

Lëreni që të gatuhen mirë me salcën e sojës duke e përzier herë pas here dhe kur të jetë gati hiqeni.

Shërbejeni me oriz basmati, Spec djegës të freskët dhe fara suzami të zi./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

 

 

Shperndaje