Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lakër me pure patatesh

Lakër me pure patatesh
August 07
17:12 2017

Është në stilin e “shepherd’s pie”, byreku i fshatarit, pjatës angleze. Versioni im, përveçse vegjetarian, është edhe i mbushur  ndërmjet dy shtresave me pure patateje. Në këtë mënyrë të maskuar lakrën mund të bëni dhe fëmijët tuaj ta konsumojnë.

Përbërësit: 

1 qepë

500 g patate

3-4 lugë  djathë parmixhano

pak kripë dhe piper i zi

1 gotë qumësht

2 thelpinj hudhra

pak vaj ulliri

2 lugë galetë, peksimadhe

Grini imët lakrën dhe vendoseni të kaurdiset me qepën e grirë dhe hudhrat në zjarr të ulët derisa të shkrihet komplet. Nëse është e nevojshme shtoni edhe pak ujë, kripë dhe piper.

Ndërkohë zieni patatet e qëruara dhe bëjini pure me pak vaj ulliri, qumësht,  kripë dhe piper të zi. Masa duhet të jetë e trashë, jo si pureja e zakonshme. Tavën ku do ta piqni lyejeni paksa me vaj dhe spërkateni komplet me galetë.

Në fund bëni një shtresë me pure dhe sipër puresë hidhni lakrën. Mbulojeni lakrën me pure, spërkateni sipërfaqen me galet dhe djathë kaçkavall. Vendoseni të piqet në 200° për 30 minuta ose sa të shikoni që është thekur mirë sipërfaqja. Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni me një sallatë stine./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje