Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur Orienti takon Mesdheun: Patëllxhanë me mjaltë, stika dhe rrush të thatë

Kur Orienti takon Mesdheun: Patëllxhanë me mjaltë, stika dhe rrush të thatë
June 22
19:57 2016

Një bashkim shijesh orientale dhe mesdhetare. Duket e çuditshme kombinimi i patëllxhanëve me mjaltin, por është një gjetje e shijshme. Pikantja e specit të freskët, mjalti i fërdetes dhe lëngu i limonit së bashku me aromën e mrekullueshme të borzilokut e bëjnë këtë pjatë që mos të mungojë si antipastë në darkat tuaja verore.

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj ose 4 nga varieteti i gjatë
  • 2 lugë mjaltë fërdeteje
  • 2 limonë
  • 1 dorë stika pishe
  • 1 dorë rrush të thatë
  • borzilok
  • kripë
  • 4-5 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 spec djegës i freskët

Përgatitja:

Vendosni rrushin e thatë në ujë të ftohtë të zbutet. Kur të jetë gati, shtrydheni me duar dhe ruajeni mënjanë.

Në një tigan thekërisni paksa stikat e pishës. Hiqini dhe ruajini mënjanë.

Lani patëllxhanët dhe pritini në feta të holla. Vendosni një skarë të nxehet mirë dhe piqini patëllxhanët nga të dy krahët. Kur të jenë gati hiqini dhe vendosini në një pjatë servirje. Hidhuni kripë.

Veçmas krijoni një salcë duke bashkuar mjaltin me lëngun e limonit dhe vajin. Përziejeni këtë salcë të hollë, shtojeni sipër patëllxhanëve, shtoni rrushin e thatë, specin djegës të prerë hollë, stikat e pishës dhe fletët e borzilokut. Lërini të marinohen në frigorifer për 10 minuta dhe shërbejeni.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/kur-orienti-takon-mesdheun-patellxhane-me-mjalte-stika-dhe-rrush-te-thate/

Komento
Etiketimet
Shperndaje