Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur gatimi është “fashion”

April 06
16:44 2016

Të kesh pasion gatimin do të thotë ti japësh vetes mundësinë të bësh art jo vetëm në kuzhinë por me gjithcka që të rrethon. Këtë e vërteton më së miri Uarda Shahinaj e cila për të gjithë njihet si “Adda’s All”, falë blogut të saj për gatimin. Frymëzimi për të realizuar gatime të ngjashme me veshjet e sfilatave të modës apo personazheve të njohur publikë erdhi gjatë një udhëtimi me avion, në të cilin Adda po shfletonte një nga revistat që ndodheshin aty. “Pasi kishte bërë shumë bujë koleksioni i “Moschino” lidhur me “Mc Donald’s”, m’u ndez një dritë në kokë dhe duhet ta provoja se s’bën” – thotë Uarda për Blitz.Al.

Blogu “Adda’s All”, është një pikë referimi I atyre që kanë dëshirë të eksperimentojnë në kuzhinë dhe padiskutim që mund tja dalin të bëjnë art, pasi cdo gjë është e shpjeguar shumë thjeshtë. Duke qënë se ajo vetë jeton në Milano, në kryeqytetin e modës dhe tërhiqet shumë nga stili dhe dizajni nuk kishte se si të mos na jepte kënaqësinë e ndërthurjes së tyre me gatimin. Shfletoni galerinë për të parë se si mund të ndërthuren kaq bukur.

 

 

Etiketimet
Shperndaje