Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kungull në furrë

Kungull në furrë
August 28
12:36 2016

Përbërësit:

  • 1 kungull me brumë të verdhë
  • rozmarinë e freskët
  • pak kripë dhe piper i zi
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak gjalpë

Përgatitja:

Pastroni kungullin nga farat dhe lëkura dhe priteni në copa të mëdha. Kini parasysh që kungulli gjatë pjekjes humbet ujin e tij  të vegjetacionit, ndaj këshillohet ta prisni në copa relativisht të mëdha.

Shtroni në tepsi letër furre dhe vendosni në të kungullin. Hidhini kripë, shtoni piper të zi, rozmarinë të freskët dhe pak vaj ulliri. Vendosni edhe disa copa të vogla gjalpi sipër dhe vendoseni të piqet për 40-45 minuta në furrën e nxehur më parë në 180°.

Shërbejeni të ngrohtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Kungull në Furrë

Shperndaje