Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kungull furre me djathë të bardhë dhe shegë

Kungull furre me djathë të bardhë dhe shegë
October 07
13:02 2016

Përbërësit:

  • 1 kungull i verdhë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • pak kripë dhe piper i zi
  • pak paprika
  • disa degë rozmarine
  • pak djathë të bardhë
  • kokrra shege

Përgatitja:

Lani lëkurën e kungullit mirë pasi do ta përdorim me gjithë lëkurë dhe priteni në feta të holla, aq sa mundeni sepse prerja e kungullit është e vështirë. Pastrojeni nga farat. Vendosini në një enë të bollshme ku do të shtoni vaj, piper, kripë, paprika. Përziejini mirë dhe renditini në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni disa degë rozmarine nëpër kunguj për t’i aromatizuar.

Vendosini të piqen në 160°C  për 40-50 minuta ose derisa shikoni që janë pjekur dhe zbutur. Vetëm minutat e fundit rriteni  temperaturën e sobës për ta thekur mirë sipërfaqen e kungullit.

Kur ta shërbeni, shkërmoqini sipër djathë të bardhë dhe kokrra shege.

Është e mirë si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë/Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje