Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuinoa e tiganisur me perime dhe salmon

Kuinoa e tiganisur me perime dhe salmon
August 10
18:15 2016

Vakt i lehtë dhe i shpejtë. Me përbërës të shëndetshëm dhe të shijshëm. Ndoshta zgjidhja e vetme në këto ditë të nxehta.

Përbërësit:

  • 400 g salmon
  • 2-3 kungulleshka
  • 2-3 karota
  • 1 dorë domate të vogla
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 gotë kuinoa
  • 1 lugë e vogël kripe
  • pak piper
  • pak majdanoz
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Shpëlajeni mirë kuinoan me ujë të bollshëm dhe vendoseni të ziejë në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojeni dhe lëreni mënjanë.

Pritni kungulleshkat dhe karotat në kubikë, domatet më katërsh dhe salmonin në copa të vogla. Vendosini në zjarr  vajin me hudhrën e shtypur me dorë dhe sapo të jetë gati shtoni kungulleshkat, karotat dhe salmonin. Kaurdisini së bashku për  disa minuta, jo shumë pasi salmoni piqet shpejt. Perimet lërini pak të forta. Shtoni dhe domatet, shtoni kripë dhe piper të zi. Tani bashkoni edhe kuinoan dhe përziejini mirë që të lidhni shijet. Hiqni hudhrën dhe shërbejeni me majdanoz të grirë imëtKonsumohet edhe e ftohtë si një sallatë verore. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Kuinoa e tiganisur me perime dhe Salmon

Komento
Etiketimet
Shperndaje