Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krostatë me marmelatë dardhe

Krostatë me marmelatë dardhe
March 31
17:47 2016

Ëmbëlsirat e thjeshta për mëngjes ose për zemër janë një pasion më vete. Jo sepse bëhen për dy minuta, por edhe sepse i japin shtëpisë ngrohtësinë familjare me aromën që lëshojnë gjatë pjekjes. Unë e pasurova brumin duke  i shtuar një miks aromash që e bëjnë këtë tortë shumë interesante në shije. Brumi nuk është me frollën klasike, por një brisè për ta bërë më krokante.

 

Perberesit 0

 

 

Për brumin:

400 g miell

200 g gjalpë i ftohtë

140 ml ujë shumë i ftohtë.

100 g sheqer pluhur

një miks i bërë me 1 maj luge kanellë, pluhur karafili, xhenxhefil

Për marmalatën:

800-900 g dardhë

1 limon

1 lugë gjalpë

sipas dëshirës 3-4 lugë sheqer kaf, por unë i hodha vetëm 2 pasi dardhat janë vetë të ëmbla.

Pjesa tjetër:

1 e verdhë veze

 

Pergatitja

 

 

Fillimisht përgatisni  marmelatën duke qëruar dhe prerë dardhat në copa. Pastaj vendosini në një enë me fund që nuk ngjit dhe shtoni dhe gjalpin, sheqerin dhe lëngun e limonit. Lërini të gatuhen shumë avash në zjarr të ulët derisa të zbuten. Pastaj bluajini derisa masa të copëtohet dhe të bëhet uniformë. Vendoseni përsëri në zjarr derisa të trashet mirë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.

Përgatisni brumin duke vendosur  të gjithë përbërësit  në një brumatriçe derisa të formohet një top. Ndajeni në dy pjesë, njërën më të madhe se tjetra dhe mbështilleni me qese kuzhine. Lëreni të pushojnë në frigorifer për 30 minuta.

Hapni pjesën e madhe të brumit me ndihmën e pak mielli dhe dy letrave kuzhine.

Vendoseni  petën që hapët në tavën klasike të krostatës të lyer me miell dhe pak gjalpë. Shponi fundin e saj me pirunë dhe shtroni sipër marmelatën të ftohur, shikoni pak vetë me sy sa marmelatë i duhet. Zakonisht unë e lë një gisht poshtë anëve.

Pjesën tjetër të brumit hapeni përsëri me ndihmën e pak mielli dhe letre kuzhine  dhe priteni në shirita ose forma të tjera. Këto shirita ose forma vendosini sipër krostatës në mënyrë të ndërthurur dhe sipërfaqen e tyre lyejeni me kujdes me një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht ose ujë.

Piqeni në 180°C për 40 minuta ose sa të shikoni që sipërfaqja është  bërë e kuqërremtë.

Lëreni të pushojë dhe të ftohet para se ta shërbeni.

Përzgjedhur nga: addasall.com

Etiketimet
Shperndaje