Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kroketa me bishtajore të thata

Kroketa me bishtajore të thata
May 04
20:12 2016

Përbërësit për rreth 15-20 kroketa

  • 1 gotë thjerrëza
  • 1 gotë qiqra
  • 1 gotë fasule të zeza
  • një dorë domate të thata
  • një dorë rukola
  • një tufë e vogël majdanoz
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2 lugë kaperi nën uthull
  • kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2-3 lugë djathë të grirë parmixhano ose pekorino
  • Pjesa tjetër:
  • pak miell
  • pak galetë
  • 2 vezë
  • vaj kikiriku për skuqje
  • Për t’i shoqëruar:
  • kos i thartë ose grek
  • 2-3 tranguj turshi
  • kopër, koriandër ose majdanoz.

Përgatitja:

Pasi i keni lënë në ujë bishtajoret për disa orë, ziejini në ujë të bollshëm. Në një mikser bashkoni të gjithë përbërësit e qofteve dhe bluajini derisa të bëhet një krem i trashë. Lyeni duart me pak vaj dhe me këtë brumë formoni qofte në madhësinë që dëshironi. Vendosni vajin e kikirikut të nxehet. Ndani miellin, galetën dhe vezën në tre tasa të ndryshëm dhe kaloni qoftet një nga një fillimisht në miell, vezë të rrahur dhe galetë. Skuqini derisa të marrin një ngjyrë të artë. Thithuani vajin me një letër kuzhine dhe ndërkohë përgatisni kosin duke i shtuar trangull të grirë me rende, koper ose koriandër. Shërbejini qoftet si antipastë të shoqëruara me kos për t’u dhënë freski.

Etiketimet
Shperndaje