Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krepa me nutella dhe luleshtrydhe

Krepa me nutella dhe luleshtrydhe
October 07
20:50 2018

Për 12 krepa:

3 vezë

250 gr. miell

40 gr. gjalpë

500 ml. qumësht

Pak kripë

Nutella

Luleshtrydhe

Sheqer pluhur.

Pergatitja:

Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin, pak kripë dhe qumështin.

Rrihini mirë me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho.

Pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe në fund shtoni vezët një nga një.

Rrihini derisa masa të jetë një krem i lëngshëm dhe homogjen.

Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për  30 minuta.

Ngrohni mirë një tigan me fund që nuk ngjit.

Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tigan një garuzhe.

Rrotullojeni tiganin në mënyrë që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tiganit.

Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të marri ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit.Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.

Lyeni me Nutella, vendosni luleshtrydhet e prera, paloseni.

Dekorojeni sipër me Nutella, luleshtrydhe dhe sheqer pluhur.

/Blitz.al/

Burimi: Adda’s all

Komento
Shperndaje