Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Krepa “light” me miell orizi

Krepa “light” me miell orizi
July 15
00:22 2018

Përbërësit 

Për 12- 14 krepa

3 vezë

270 gr. miell orizi

40 ml.  vaj orizi, mund ti bëni dhe me vaj luledielli nëse nuk e gjeni këtë vaj ose me gjalpë si krepat e tjerë.

500 ml. qumësht orizi

pak kripë

Pakëz vanilje

Përgatitja 

Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin,vaniljen duke e situr, pak kripë dhe qumshtin. Rrihini mirë me rrahësin elektrikë ose me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho.Pastaj shtoni vezët,përzijini përsëri dhe në fundë shtoni vajin. Rrihini derisa masa të jetë nje krem i lëngshëm dhe homogjen.Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të paktën 50 minuta.

Pas kësaj ngrohni mirë një piastër  për krepa ose një tiganë me fundë që nuk ngjitë. Lyeni pak fundi e tij me vaj orizi herë pas here pasi brumi me miell orizit është më delikatë dhe si pasoj ngjitet pas tiganit. Përzieni përsëri brumin e krepavedhe shtoni në tiganë një garuzhe. Rrotullojeni tiganin në mënyrë që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tiganit. Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të mari ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.

Personalizojeni me shijet që doni më tepër.

Burimi:Adda’s All

Share