Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krem me koçkulla

Krem me koçkulla
October 01
16:06 2016

Doja gjithmonë të bëja një recetë me koçkulla për të sjellë edhe një herë në tryezat tona këtë bishtajore të harruar. E quajnë bizelja indiane, edhe pse gjenezën e saj e ka në Egjiptin e lashtë. Ky krem është ideal për të lyer bukën, për meze ose thjesht si pure për të shoqëruar një fileto mishi. Mos harroni t’i lini një ditë para në ujë koçkullat.

Përbërësit:

  • 1 gotë me koçkulla
  • 1 qepë
  • 1 karotë
  • një dorë kaperi
  • 1 qepë e njomë
  • 1 thelb hudhër
  • kripë dhe piper i zi
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • sipas dëshirës ullinj pa bërthamë

Përgatitja:

Vendosni koçkullat të ziejnë në ujë të bollshëm me qepën dhe karotën për rreth 1 orë. Pastaj hiqni qepën dhe karotën, shtoni pak kripë dhe lërini të ziejnë akoma derisa të thithin gjithë ujin e tyre. Gjithsesi provojini nëse janë zbutur apo jo. Hiqini dhe jepini një të grirë të shpejtë me pak vaj ulliri dhe piper të zi. Vendosini në një pjatë servirje ku do të shtoni sipër hudhrat e shtypura, kaperin, qepët e njoma dhe vaj ulliri. Shoqërojeni  me feta bukë të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje