Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krem karamel me arrë kokosi

Krem karamel me arrë kokosi
May 06
16:32 2018

Të verdhat e vezëve rrihini me sheqerin derisa ai të tretet mirë.

Tulin e arrës së kokosit bluajeni në blender me qumshtin e arrës së kokosit derisa të bëhet një smoothie i kremtë. Për ju qe s’keni tulin e freskët mund ta bëni me 1 gotë miell arre kokosi.  Shtojeni te vezët dhe përzijeni.

Vendosni qumshtin  të nxehet duke e aromatizuar me lëkurat e lime dhe vaniljen. Sapo të filloj të marr val hiqeni dhe shtojeni te vezët pak nga pak duke e përzier vazhdimisht në këtë mënyrë s’do i bëni vezët omelet.

Përgatisni karamelin duke shkrir sheqerin në një enë të rënd. Lëreni të shkrij në zjarr të ulët pa e trazuar. Kur të jetë gati shpërndajeni në një tavë të sheshtë ose në forma individuale.

Mbushni tavën ose format individuale me masën me qumshët dhe vezë. Vendosini të piqen në banjomari në 180°C për 50 minuta.

Fikni sobën dhe lëreni të ftohet plotësisht. Vendoseni më pas në frigofer të pushoj për 5-6 orë ose gjithë natën.

Shërbejeni të kthyer me pana sipër.

Krem karamel me arrë kokosi

Komento
Shperndaje