Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krapfen me Nutella

Krapfen me Nutella
April 18
18:48 2016

Krapfen është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët, e cila skuqet dhe mbushet me marmelatë, krem, Nutella ose shërbehet vetëm me sheqer pluhur. Kjo ëmbëlsirë mund të shoqërohet me një gotë çaj.

Përbërësit:

  • 450 g miell
  • 60 g gjalp
  • 150 g qumësht
  • 2 vezë dhe një të verdhë veze
  • 25 g maja
  • 100 g sheqer
  • Nutella
  • Sheqer pluhur

Përgatitja

Përgatitjen e brumit mund ta bëni me makinën elektrike. Fillimisht shkrini majanë në një gotë qumësht të vakët. Trazojeni ngadalë deri sa të shkrihet. Në një enë qelqi hidhni miellin, vezët, gjalpin, majanë në qumësht, pjesën tjetër të qumështit dhe sheqerin. Përziejini të gjitha produktet së bashku. Më pas përpunoni  brumin në tavolinë derisa të arrini masën elastike dhe të butë. Jepini formë të rrumbullakët brumit pas përgatitjes dhe vendoseni në një enë qelqi. Mbuloni enën me një pecetë të lagur dhe lëreni për rreth dy orë. Brumi duhet të dyfishohet.

Më pas hapeni brumin dhe priteni në formën e disqeve të rrumbullakët me trashësi rreth 5mm.

Mbi rrathët e brumit hidhni pak Nutella në mes dhe sipër vendosni rrathët e tjerë duke i puthitur  anash për të mos dalë Nutella. Vendosini ëmbëlsirat në një tavë me letër furre dhe lërini për rreth një orë në furrë të fikur. Para se të ndizni furrën lyejini ëmbëlsirat me të verdhë veze të rrahur me qumësht. Piqini për rreth 20-30 minuta në nxehtësi 180 °C. Më pas lërini të ftohen dhe pluhurosini sipër me sheqer pluhur.

Komento
Etiketimet
Shperndaje