Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kofshë derri me qumësht

Kofshë derri me qumësht
December 27
18:10 2016

Përbërësit:

1 kg mish tul kofshë derri ose gici e plotë

1 l qumësht

200 ml uthull të bardhë vere ose rrushi

pak arrë myshku

pak kripë dhe piper të zi

disa degë rozmarinë

2-3 thelpinj hudhër

3 lugë miell

pak vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Mirë do të ishte nëse e përgatisni në një enë të përshtatshme  për furrë dhe për zjarr, por në mungesë mund ta përgatisni në një tigan të thellë dhe pastaj ta transferoni në tavë.

Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri, shtoni hudhrat e shtypura me dorë, degën e rozmarinës dhe sapo vaji të fillojë të aromatizohet vendosni tulin e mishit. Kaurdiseni mirë nga të gjitha anët dhe shuajeni me uthullën e bardhë. Lëreni derisa uthulla të avullojë, shtoni kripë dhe piper të zi të bluar në moment. Hiqni mishin nga ena, degët e rozmarinës dhe hudhrat dhe po në të njëjtën enë skuqni miellin derisa të marrë ngjyrë të artë, shtoni qumështin, përziejeni mirë, shtoni dhe mishin, pak arrë myshku, rregulloni akoma me kripë dhe piper të zi dhe kalojeni në furrën e nxehur më parë në 180° për rreth 1 orë. Rrotullojeni mishin herë pas here ose njomeni me qumësht.

Shërbejeni të prerë në feta të holla me salcën e  vet, pure patatesh ose perime të ziera në avull. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje