Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kofsha pule të skuqura në mënyrë amerikane

Kofsha pule të skuqura në mënyrë amerikane
August 14
17:04 2016

Kjo është receta më pak e shëndetshme që kam realizuar ndonjëherë, por shumë ngushëlluese. Teknika e gatimit vjen nga Amerika dhe mishi skuqet në shumë vaj në furrë. Rezultati: një pulë e thekrisur mirë nga jashtë dhe e butë nga brenda. Amerikanët në këtë mënyrë realizojnë në oborret e tyre gatimet  e gjelit të detit për “Ditën e Falënderimeve”. Për këtë mënyrë gatimi ka në treg edhe pajisje të përshtatshme për t’i gatuar jashtë, për të shmangur erën e vajit në shtëpi.

Përbërësit:

 

  • 2 kofsha pule të mëdha
  • 1 l vaj kikiriku
  • miks erëzash (paprika, piper i zi, hudhër e thatë e bluar, pluhur rozmarine)
  • kripë

Përgatitja:

Kofshët e pulës i pastroni mirë dhe u thani ujin e tepërt me letër kuzhine, pastaj i lyeni mirë me kripë dhe miksin e erëzave sipas dëshirës.

Në një enë të thellë të përshtatshme për furrë hidhni vajin dhe vendosni në furrë të nxehet mirë në 180°. Kur ta shikoni që është gati  shtoni në të kofshët e pulës, mbulojini me kapak dhe lërini të skuqen për rreth 2 orë të mira derisa të kenë marrë ngjyrën e kuqërremtë. Hiqini, kullojini nga vaji duke i lënë në një pjatë me letër kuzhine poshtë.

Shërbejini me patate furre, patate të tiganisura ose me ç’të dëshironi./Blitz.al/

Burimi:Adda’s All

Kofsha pule të skuqura në mënyrë amerikane

 

 

Shperndaje