Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kocë e tiganisur me domate, ullinj dhe kaperi

Kocë e tiganisur me domate, ullinj dhe kaperi
March 31
16:20 2016

Erdhi më në fund pranvera dhe trupi ynë kërkon ushqime të lehta, ngjyra dhe pjata plot shije. Këtu do të gjeni një recetë të thjeshtë, të cilën e realizoj shpesh këto kohë. E keqja e vetme e kësaj pjate është që del aq e mirë sa do kërkoni bukë për të fshirë tiganin 😛.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

8 fileto koce

një dorë domate të vogla

një dorë ullinj

një dorë kaperi

1 spec i kuq

1 kokërr qepë

3-4 thelpinj hudhra

kripë dhe piper i zi

borzilok

rigon

vaj ulliri ekstra i virgjër

1 spec djegës i freskët

1 gotë verë e bardhë

 

Pergatitja

 

 

 

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni filetot e kocës, shtoni kripë, piper dhe hiqini mënjanë. Në të njëjtin tigan shtoni përsëri pak vaj, hudhrat e grira imëtqepët e prera hollëborzilokun dhe specin djegës. Kavërdisini  në zjarr të ulët derisa të zbuten. Shtoni pastaj domatet, specat, ullinjtë, kaperin dhe vazhdoni kavërdisjen përsëri. Kriposini, shtoni rigon dhe pak piper të zi dhe sipër gjellës vendosni edhe filetot e kocës që ruajtët mënjanë. Lërini që edhe koca të marrë shijen e perimeve dhe shuajeni me verë të bardhë.

Shërbejeni sipër me borzilok të grirë dhe pak rigon.

Përzgjedhur nga: addasall.com

Komento
Etiketimet
Shperndaje