Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kocë e tiganisur me domate, ullinj dhe kaperi

Kocë e tiganisur me domate, ullinj dhe kaperi
May 14
15:51 2016

Erdhi më në fund pranvera dhe trupi ynë kërkon ushqime të lehta, ngjyra dhe pjata plot shije. Kjo është një recetë të thjeshtë, të cilën e realizoj shpesh këto kohë. E keqja e vetme e kësaj pjate është që del aq e mirë sa do të kërkoni vetëm bukë të thekur për të fshirë tiganin.

Përbërësit:

  • 8 fileto koce
  • një dorë domate të vogla
  • një dorë ullinj
  • një dorë kaperi
  • 1 spec i kuq
  • 1 kokër qepë
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • kripë dhe piper i zi
  • borzilok
  • rigon
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 spec djegës i freskët
  • 1 gotë verë e bardhë

Përgatitja:

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni filetot e kocës, shtoni kripë, piper dhe hiqini mënjanë. Në të njëjtin tigan shtoni përsëri pak vaj, hudhrat e grira imët, qepët e prera hollë, borzilokun dhe specin djegës. Kaurdisini  në zjarr të ulët derisa të zbuten. Shtoni pastaj domatet, specat, ullinjtë, kaperin dhe vazhdoni kaurdisjen përsëri. Hidhni kripë, shtoni rigon dhe pak piper të zi dhe sipër gjellës vendosni edhe filetot e kocës që ruajtët mënjanë. Lërini që edhe koca të marrë shijen e perimeve dhe shuajeni me verë të bardhë.

Shërbejeni sipër me borzilok të grirë dhe akoma pak rigon.

Burimi: Adda’s All

IMG_2059

Komento
Etiketimet
Shperndaje