Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kocë e egër në furrë me perime

Kocë e egër në furrë me perime
July 08
15:44 2016

Përbërësit për 2 persona

  • 2 koca të egra rreth 400 g. secila
  • 2-3 finokë
  • 2 presh
  • 3-4 kokrra patate të mesme
  • 2 rrënjë brokoli
  • 3-4 karota
  • pak majdanozë
  • kripë dhe piper i zi
  • 2 thelpinj hurdhër
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe kriposeni si brenda edhe jashtë dhe mbusheni me hudhrat e prera në feta të holla. Prisni të gjitha perimet në copa të mëdha. Vendosni peshkun dhe perimet në një tavë me letër furre poshtë. Kriposni perimet, shtoni sipër vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë imët. Vendosini të piqen në furrën e  nxehur më parë në 200° për 30 – 40 minuta në varësi të madhësisë së peshkut tuaj.

Shërbejeni të nxehtë me majdanoz të grirë sipër dhe feta limoni.

Komento
Etiketimet
Shperndaje