Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koc në letër dhe oriz basmati me limon

Koc në letër dhe oriz basmati me limon
September 05
13:42 2017

Përbërësit:

  • 8 fileto koce
  • 1limon
  • 2 thelpinj hudhra
  • pak bar qepe çivez
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi

Për orizin:

  • 1 gotë oriz basmati
  • 1 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • 1 limon

Përgatitja:

Pastroni fileton e kocës nga ndonjë halë e mundshme. Shtroni një letër të madhe alumini dhe vendosni filetot në të, shtoni kripë, piper, hudhra të prera në feta dhe feta limoni. Shtoni dhe pak vaj sipër, mbylleni letrën mirë që mos të dalin lëngjet gjatë pjekjes dhe vendosini në furrën e nxehur më parë ne 200°C për 10-15 minuta.

Ndërkohë, vendosni 2 gota ujë të nxehen me vajin dhe lëkurën e grirë në rende të limonit, vetëm pjesën e verdhë, kripë dhe sa të marrë valë shtoni orizin basmati.  Lëreni të ziejë me kapak derisa uji të avullojë dhe të bëhet me vrima në sipërfaqe. Shkërmoqeni me pirun.

Shërbejeni  kocën me oriz basmati dhe barë qepe të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje