Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koc në letër dhe oriz basmati me limon

Koc në letër dhe oriz basmati me limon
June 21
23:27 2018

Përbërësit

8 fileto koce

1limon

2 thelpinjë hudhëra

pak barë qepe çivez

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Për orizin:

1 gotë oriz basmati

1 lugë vaj ulllir

pak kripë

1 limon

Përgatitja

Pastroni fileton e kocës nga ndonjë hal e mundëshme. Shtroni një letër të madhe alumini dhe vendosni filetot në të shtoni kripë, piper, hudhëra të prera në feta dhe feta limoni. Shtoni dhe pak vaj sipër, mbylleni letren mirë që mos dalin lëngjet gjatë pjekjes dhe vendosini në furrën e nxehur më parë ne 200°C për 10-15 minuta.

Ndërkohë vendosni 2 gota ujë të nxehen me vajin dhe lëkurën e grirë në rende të limonit vetëm pjesën e verdhë, kripë dhe sa të mari val shtoni orizin basmati.  Lëreni të zieje me kapak derisa uji të avulloje dhe të bëhet me vrima në sipërfaqe. Shkërmoqeni me pirun.

Shërbejeni  kocën me oriz basmati dhe barë qepe të grirë sipër.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje