Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koc në furrë me limona dhe gjalpë të aromatizuar me hudhra

Koc në furrë me limona dhe gjalpë të aromatizuar me hudhra
April 26
18:44 2017

Përbërësit:

  • 1 peshk koc rreth 700 g
  • 2 limona
  • 100 g gjalpë
  • disa degë rozmarinë
  • 2 thelpinj hudhra
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe shtojini kripë si jashtë, edhe brenda. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe mbusheni brenda me degët e rozmarinës. Shtoni sipër dhe piper të zi. Prisni limonët në feta dhe vendosini në tavë.

Ndërkohë vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni te gjalpi hudhrat e shtypura, lëreni të aromatizohet derisa të shkumosë. Shtojeni sipër peshkut. Vendoseni tavën të piqet në sobën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.

Shërbejeni me një sallatë stine ose  me perime furre./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje