Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koc në furrë me limon dhe gjalpë të aromatizuar me hudhra

Koc në furrë me limon dhe gjalpë të aromatizuar me hudhra
November 09
19:13 2016

Fetat e limonit të pjekura me gjalpë dhe hudhër janë një shpërthim shijesh që i japin dhe peshkut një aromë të freskët. Do t’ju sugjeroja ta piqnit në një tigan të rëndë të përshtatshëm për furrë .

Përbërësit:

1 peshk koc rreth 700 g

2 limona

100 g gjalpë

disa degë rozmarinë

2 thelpinj hudhra

kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe kriposeni si jashtë edhe brenda, vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe mbusheni brenda me degët e rozmarinës. Shtoni sipër edhe piper të zi. Prisni limonët në feta dhe vendoseni në tavë.

Ndërkohë vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni hudhrat e shtypura, lëreni të aromatizohet. Shtojeni sipër peshkut. Vendoseni tavën të piqet në sobën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.

Shërbejeni me një sallatë stine ose  perime furre. /Blitz.al/

Burimi:Adda’s All

Komento
Shperndaje