Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koc e tiganisur me domate, ullinjë dhe kaperi

Koc e tiganisur me domate, ullinjë dhe kaperi
July 29
18:14 2018

Erdhi më në fund pranvera dhe trupi jonë kërkon ushqime të lehta, ngjyra dhe pjata plot shije. Këtu do ju shkuar një recet të thjeshtë  të cilën  e praktikojë shpesh këto kohë. E keqja e vetme e kësaj pjate është që del aq e mirë sa ju do kërkoni vetëm bukë të thekur për të fshirë tiganin

Përbërësit

8 fileto koce

një dorë domate të vogla

një dorë ullinjë

një dorë kaperi

1 spec i kuq

1 kokër qep

3-4 thelpinjë hudhra

kripë dhe piper i zi

borzilok

rigon

vaj ulliri ekstra i virgjër

1 spec djegës i freskët

1 gotë verë e bardhë

Përgatitja 

Një një tigan shtoni pak vaj ullir dhe skuqni filetot e kocës, shtoni kripë, piper dhe hiqini mënjanë. Në të njëjtin tigan shtoni përseri pak vaj, hudhrat e grira imët, qepët e prera hollë, borzilokun dhe specin djeges. Kavërdisini  në zjarr të ulët derisa të zbuten. Shtoni pastaj domatet, specat, ullinjët, kaperin dhe vazhdoni kavërdisjen përsëri. Kriposeni, shtoni rigon dhe pak piper të zi dhe sipër gjellës vendosni dhe filetot e kocës që ruajtët mënjanë. Lërini që dhe koca të mari shijen e perimeve dhe shuani me verë të bardhë.

Shërbejeni sipër me borzilok të grirë dhe akoma pak rigonë.

Burimi:Adda’s All

Komento
Shperndaje