Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo recetë e “Carbonara”-s do të kthehet në pjatën tuaj të preferuar

April 27
11:33 2016

...

...
Picture 1 of 4

Sp-Aktorja Gwyneth Paltrow ka botuar një libër me receta gatimi që janë të thjeshta për t’u realizuar nga të gjithë, ku ka përfshirë edhe këtë recetë “Carbonara”. Që në fillim të paraqitjes së kësaj recete, autorja shkruan: “Carbonara është perfekte për një darkë kur përtoni të gatuani,  është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Për të mos përmendur faktin që gjithmonë përbërësit e kësaj pjate e keni në shtëpi”.

Është e vërtetë, nëse keni spageti, bejkon, vezë dhe pak djathë parmixhano, atëherë keni gjithçka për të realizuar një vakt të shijshëm. Në vend të bejkon mund të përdorni edhe pançetë, sepse nuk e ndryshon shijen.

Përbërësit:

  • Kripë
  • 4 copa pançetë ose bejkon (të cilat duhen prerë në kubikë të vegjël)
  • 1 vezë (e madhe)
  • 1 filxhan djathë parmixhano i grirë (edhe pak më shumë nëse e shikoni të nevojshme)
  • 1 lugë piper i zi
  • 1 pako makarona të llojit spageti.

Udhëzime:

    1. Vendosni një tenxhere me ujë dhe kripë për të zier në temperaturë të lartë.
    2. Në një tigan gatuani pançetën deri kur të bëhet kërce; do të dojë 5 deri në 7 minuta.
    3. Në një tas përzieni vezën, djathin parmixhano dhe piperin e zi.
    4. Vendosni pastat në tenxheren e ujit, sipas udhëzimeve që lexoni në kutinë e tyre. Ndiqni me përpikmëri minutazhin e caktuar në të. Ruani veçmas një filxhan ujë nga ai që po gatuani pastat. Pasi ka mbaruar ky proces, bashkojini pastat me masën e përgatitur më parë të vezës, djathit dhe piperit.
    5. Shtoni tani pançetën e përgatitur dhe mos harroni të shtoni edhe filxhanin e ujit që ato mos të ngjiten me njëra-tjetrën dhe të marrë një pamje kremoze.
    6. Shtoni dhe pak djathë të grirë që ka mbetur, pak piper dhe kripë për më shumë shije.
Komento
Shperndaje