Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kima

Kima
June 11
15:41 2017

 

Kima është një lloj salce që përdoret gjerësisht në kuzhinë si për mbushje, salcë shoqëruese për makarona të ndryshme etj. Kryesisht përgatitet me mish të kuq, por në kuzhinën moderne përgatitet dhe kima e bardhë e përbërë nga mish shpendësh, lepuri ose peshku. Më poshtë po ju lë recetën e kimës klasike.

Përbërësit:

  • 500 g mish i grirë viçi ose derri
  • 1 qepë e madhe
  • 2 karota
  • 1 degë selinoje
  • 1 gotë vere e kuqe
  • 4 lugë gjelle salcë domatesh
  • 250 ml lëng mishi ose ujë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 thelb hudhër.
  • vaj ulliri.

Përgatitja:

Grini qepën, selinon dhe karotën imët me mikser dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri, shtoni mishin e grirë dhe hudhrën e plotë të shtypur me dorë, trazojeni herë pas here që mos t’ju digjet dhe kur shikoni që mishi është skuqur shuajeni me verë të kuqe. Shtoni salcën e domateve dhe kaurdiseni akoma disa minuta të tjera, pastaj shtoni lëngun e mishit ose ujin. Uleni zjarrin në minimum dhe lëreni të gatuhet, duke i vendosur dhe kapakun tenxheres për rreth 40-80 minuta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje