Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këto janë 5 ushqimet që kur i konsumoni më shumë digjni kalori sesa merrni

Këto janë 5 ushqimet që kur i konsumoni më shumë digjni kalori sesa merrni
January 16
10:33 2017

Dëshironi të konsumoni ushqime, por të mos shëndosheni? Sigurisht kjo është një ëndërr për të gjithë ne. Po sikur t’ju themi se ka disa ushqime të cilat jo vetëm që nuk ju bëjnë të merrni kalori, por teksa i konsumoni ju digjni kalori të tjera? Sigurisht që këto duhet t’i konsumoni të freskëta dhe duhet që t’i gjeni patjetër në vende ku shiten BIO, sepse nëse janë të rritura me ilaçe atëherë nuk e japin efektin e duhur. Më poshtë ju tregojmë ushqimet që e kanë këtë cilësi dhe përdorini sa më shumë:

  1. Mollët (mund t’i shoqëroni me gjalpë kikiriku).
  2. Panxhari (është mirë që të mos e bashkoni me ushqime të tjera).
  3. Lule lakër (mundohuni ta konsumoni pa yndyrë, por vetëm me lëng limoni).
  4. Bizele dhe bamje (mos i skuqni me yndyrë sepse kështu i humbin vetitë e tyre).
  5. Luleshtrydhet (kur të keni nevojë për të ngrënë diçka të ëmbël, provoni këtë frutë).

/Blitz.al/

Share