Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërpudha të mbushura me mish të grirë

Kërpudha të mbushura me mish të grirë
August 26
12:47 2016

Nga pamja ndoshta nuk është fotoja më ftuese që keni parë por nga shija më besoni që janë shumë të mira. Kërpudha champignon (shampinjon) të mbushura me mish të grirë gati si i qofteve.

Përbërsit:

  • 1 kg kërpudha champignon (shampinjon)
  • 300 gr.mish të grirë
  • 2 qep  të freskëta
  • 1 vezë
  • 2 lugë djath parmixhano i grirë
  • 2 feta bukë të thekur
  • një tufë e vogël me majdanoz
  • 2 thelpinj hudhëra
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Pastroni kërpudhat me një beze të njomë dhe hiqni këmbën e tyre. Lërini mënjanë.

Këmbën e kërpudhës të prerë në copa të vogla së bashku me qepën e grirë vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri, shtoni hudhrën e grirë, kripë dhe piper të zi. Kur të jenë kaurdisur mirë hiqini dhe bashkojini me mishin e grirë. Pastaj shtoni vezën, djathin, majdanozin e grirë dhe bukën e thekur të grirë. Rregulloni akoma me pak kripë dhe piper të zi nëse është e nevojshme dhe mbushni me këtë masë kërpudhat. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë shtoni akoma pak vaj ulliri dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C  për 40 minuta ose derisa shikoni që janë gati.

Shërbejini./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Kërpudha të mbushura me mish të grirë

Komento
Etiketimet
Shperndaje