Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërpudha pikante

Kërpudha pikante
June 28
21:01 2016

Një kontorno me shumë shije dhe e lehtë për t’u përshtatur me çdo pjatë.

Përbërësit:

  • 700 g kërpudha pylli (porçini)
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 spec djegës i freskët
  • kripë dhe piper i zi
  • një tufë e vogël majdanoz
  • 2-3 thelpinj hurdhër

Përgatitja:

Pastroni kërpudhat dhe pritini në feta të holla me gjithë trungun e tyre. Grini hudhrat dhe specin djegës, shtojini në një tigan me vajin e ullirit, vendoseni në zjarr të mesëm. Shtoni edhe kërpudhat dhe përziejini herë pas here. Mbulojini me një kapak  dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët. Kur të jenë gati hidhuni  kripë dhe piper të zi. Servirini me majdanoz të grirë sipër.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/kerpudha-pikante-ne-tigan/

Komento
Etiketimet
Shperndaje