Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërpudha me qepujka

Kërpudha me qepujka
October 18
19:15 2016

Përbërësit:

  • 300 g kërpudha
  • 300 g qepujka
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 gotë salcë domatesh lëng
  • pak kripë dhe piper i zi
  • disa degë trumëz
  • 2 gjethe dafine

Përgatitja:

Fshijini kërpudhat një nga një me një beze të njomë.

Në një tigan të përshtatshëm për furrë vendosni vajin të nxehet. Shtoni kërpudhat dhe qepujkat dhe kaurdisini së bashku për disa minuta, më pas shtoni salcën e domateve, kripën, piperin, dafinën, gjethet e trumëzes, hudhrat e grira, 1 gotë ujë dhe lërini mbi zjarr derisa të marrin valë. Më pas futini në furrë, në 180°C, për 30 minuta ose derisa shikoni që salca është gatuar dhe nuk është më e thartë.

Shërbejeni me bukë të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje