Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kek tigani (pancakes) me boronica dhe mjaltë

Kek tigani (pancakes) me boronica dhe mjaltë
October 11
19:25 2017

Përbërësit për 12-14 kek tigani

  • 125  gr. miell 00
  • 25 gr. gjalpë i shkrirë
  • 2 vezë të mëdha në temperaturë ambienti
  • 200 ml. qumësht
  • 1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • 1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
  • 15 gr. sheqer

Për dekorimin

  • mjaltë
  • boronica

Përgatitja: 

Për ti rënë më shkurt dhe për rezultate më të shkëlqyera, unë  i vendos të gjithë përbërësit e kekëve në një blender ose në makinerin e smoothiet dhe i përziej derisa masa të jetë e fryrë dhe shkumoze.

Pas këtij hapi, vendoseni  brumin në frigorifer të pushoj për 30 minuta.

Më pas nxehni fortë një tiganë në zjarr të mesëm lyeni fundin e tij me pak gjalpë dhe derdhni  në të nga një garuzhde brum. Lëreni të piqet derisa në sipërfaqe të krijohen bulza, është koha që duhet ta ktheni.

Veproni në këtë mënyrë dhe për pjesën tjetër të brumit.

Shërbejini të nxehta me mjaltë dhe boronica.

Shënim: mund të ruhen në frigorifer të mbyllyra ermetikisht për 2-3 ditë. Në momentin që do i shërbeni, mjafton  ti ngrohni përsëri./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje